Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta nga Saranda teksa u shpreh se shezlongët në Ksamil janë aq shumë ngjitur saqë vizitorët “po të futesh me familjen në fund të 15 ditëshit mund të dalësh me familje tjetër”.

“Në Ksamil duhet bërë një kompromis pozitiv për të pasur edhe hapësirë për ata që nuk duan të futen në atë regjimin e kazermës me shezlongët”, tha kreu i qeverisë.

Rama shtoi me humor gjithashtu se duhet bërë një gjykatë për divorcet në kohë reale, ndërsa shtoi se gjatë asaj periudhe ka shumë shtatzëni.

“Jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur këtë, por duhet ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil”, u shpreh Kryeministri, duke shtuar se “aty ku të fusin nuk e di se çfarë mund të bësh tjetër në atë tmerr të krevateve që janë ngjitur me njëri-tjetrin”.

Edi Rama: Në Ksamil duhet bërë një kompromis pozitiv për të pasur edhe hapësirë për ata që nuk duan të futen në atë regjimin e kazermës me shezlongët.

Ma ha mendja që aty po të futesh me familjen në fund të 15 ditëshit mund të dalësh me familje tjetër, se janë aq afër (qesh), aq ngjitur sa duhet bërë një gjykatë për divorcet në kohë reale, u ndava me këtë dhe u bashkova me atë, tani të bëj bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrën në mënyrë që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.

Aty nuk e di unë se si, plus edhe jam i bindur që me atë plazh që ka Ksamili, nuk e kemi ndjekur këtë, por duhet ta ndjekim sa lindje ka në proces në 9 mujorin pasi vijnë në Ksamil.

Jam i bindur që do të ketë shumë shtatzëni, sepse aty ku të fusin nuk e di se çfarë mund të bësh tjetër në atë tmerr të krevateve që janë ngjitur me njëri-tjetrin. Gjithë Ksamili është si krevat i madh