Disa javë më parë, Zëvendëskryeministri Stoilkovic deklaroi publikisht se dy herë ka shpëtuar VLEN-in nga turpërimi para opinionit.

Për dy javë me radhë, publiku pret një reagim nga VLEN-i: çfarë kanë neglizhuar apo tradhtuar ata, që edhe një eksponent i botës serbe ka qenë i detyruar t’i shpëtojë nga dështimi?

Shqiptarët meritojnë përgjigje.

Apo mos vallë skandalet e korrupsionit që po dalin në dritë për ministrat e tyre i kanë hutuar aq shumë, sa tashmë, përveç se udhëheq Ministrinë për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Stoilkovic qenka bërë edhe përgjegjës për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut?

BDI-ja dënon këtë situatë të turpshme dhe të rrezikshme për përfaqësimin e shqiptarëve.

Është e qartë se VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, duke u bërë peng i skandaleve dhe i agjendave të huaja.

BDI-ja mbetet e vetmja forcë që garanton mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit, larg ndikimeve destruktive dhe kompromiseve të turpshme.

Shqiptarët nuk do të lejojnë që çështja e tyre kombëtare të bëhet plaçkë tregu në duart e individëve të kapur nga korrupsioni dhe interesat e huaja.