Belicanec: Në rastin e Koçanit ka paraburgime nën presion publik! Për rastin duhet të raportojë Prokuroria e jo kryeministri…

Profesori universitar i Drejtësisë në fakultetin Justiniani i Parë, Tito Belicanec ka komentuar sërish trajtimin e tragjedisë së Koçanit nga institucionet shtetëtore.
Ai shkruan se arrestimet po bëhen me presion publik dhe se në vend që për hetimet e rastit të raportojë prokuroria, për të njejtat po raporton kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
Reagimi i plotë:
“Paraburgim nën presion publik. Për hetimin po raporton prokuroria, jo kryeministri, policia dhe kryetari i Komunës që janë plotësisht të përfshirë në ngjarje tragjike”, shkruan profesori Belicanec.