Berisha: Rama ka frikë, LaCivita kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së opozitës, Trump ishte 13 pikë pas Kamala Harris, por fitoi

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, teksa ka akuzuar kundërshtarin e tij politik, Edi Rama se ka frikë, është shprehur se Chris LaCivita, është strategu i fitores së opozitës.
Për këtë ka marrë shembull fitoren e Trump në SHBA, teksa në një shtet ishte 13 pikë pas Harris në sondazhe, ndërkohë që fitoi me shumicë të thellë ditën e zgjedhjeve.
“Tani, të lutem, unë nuk bëj dialog me veten time, ja ku jeni ju. Nuk mund të bëj Edi Ramën unë të them që Eduardi që kam në mendje unë, më pyeti mua këtë pyetje dhe po i përgjigjem kësaj pyetje. Ai bën këtë, ai ka kaluar në një monolog unik, i tmerruar nga gazetarët, i tmerruar nga publiku dhe fansat e tij.
Ai ka ndërprerë çdo komunikim sikur të ishte në Korenë e Veriut ose në ndonjë vend diktatorial ku populli shumëzohet me zero. Ju keni parë që unë dal këtu çdo ditë para jush me programin, me qëllimin më të mirë që ju në emër të qytetarëve të bëni çdo pyetje dhe të merrni çdo sqarim për programin.
Sot unë paraqita një program, të them më të mirin e jetës sime për fshatin shqiptar, për fermerët shqiptarë. Sepse unë besoj shumë në kapacitetet e jashtëzakonshme të blegtorisë dhe bujqësisë shqiptare. Ato mund të shumëfishohen.
Pra, krahasuar me atë tjetrin që servir zhaba, hardhuca, zhapikë çdo ditë dhe idilin e tij të radhës, atëherë këtu kemi të bëjmë me dy botë.
Tani, Chris LaCivita është kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Chris LaCivita është faktikisht faktor botëror elektoral.
Kjo nuk mund të mohohet. Ju e keni parasysh se si ky njeri arriti të mbikalojë një Everest të një propagande të shfrenuar, të pandalshme mashtrimesh, censurash kundër presidentit Trump. Se si kjo fushatë arriti të dominojë mbi miliardë euro polle për të mashtruar qytetarët. Po rikujtoj këtu vetëm njërën që mbahej si më seriozja.
Anë Selcer ishte një profesoreshë në Idaho dhe publikon pollin 4 ditë para zgjedhjesh në Idaho, një shtet republikan, se aty Donald Trump ishte 13 pikë pas Kamala Harris.
Çfarë doli? Doli se ajo kishte vendosur pikërisht pikët e Donald Trump te Kamala Harris sepse zgjedhjet treguan saktësisht se Donald Trump në Idaho ishte 13 pikë përpara. Pra, ky është Chris LaCivita. Natyrisht kur grushtat u përplasën në tavolinë i shkallmuar, kjo erdhi fill pas lajmeve që u dhanë në hotel Rogner ku u tha se ai është një kukull e George Soros”, tha Berisha.