Më datë 29.03.2025 në ora 20:00 në autostradën A1 në afërsi të Demir Kapisë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje dhe Kontrollë Kufitare në Bogorodicë kanë vërejtur një veturë të tipit BMW me targa nacionale të Serbisë, e cila kishte emigrantë dhe e cila nuk ndalonte në shenjë ndalese. Pas masave dhe veprimeve të ndërmarra, vetura është gjetur në rrugën ndërmjet fshatrave Vojshanci dhe Pepelishte, Negotinë, dhe brenda saj janë gjetur gjashtë emigrantë, tre prej të cilëve nga Siria dhe tre nga Egjipti. Emigrantët u transferuan në një qendër pranimi dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzimi përkatës.