Britney Spears ka folur hapur për vështirësitë e saj gjatë konservatorit dhe mënyrën si është ndjerë e kontrolluar për vite me radhë.

Në një postim në Instagram, këngëtarja 43-vjeçare rrëfeu se përdorte alkoolin për të përballuar dhimbjen emocionale dhe se ishte “abuzuar 100%” gjatë kësaj periudhe.

Spears theksoi se çdo aspekt i jetës së saj ishte i kontrolluar – nga vendet ku shkonte, te personat që takonte dhe ushqimi që konsumonte, shkruan DailyMail.

Ajo pretendon se ishte ndëshkuar sa herë që fliste kundër trajtimit që merrte.

Konservatori, i cili zgjati nga viti 2008 deri në 2021, u drejtua kryesisht nga babai i saj, Jamie Spears.

Britney ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje dhe ka zbuluar se e vetmja herë që është ndjerë vërtet e bukur në një xhirim ishte kur u fotografua nga Ellen Von Unwerth.

Pas përfundimit të konservatorit, Spears u martua me Sam Asghari, por u divorcua në 2023. Së fundmi, ajo është parë me ish-të dashurin Paul Soliz.

Pavarësisht gjithçkaje, Spears vazhdon të ndan me ndjekësit e saj përjetimet dhe përballjet e saj me të kaluarën.