Gjykata Themelore në Kumanovë e dënoi shtetasin 60-vjeçar të Republikës së Bullgarisë dhe të Republikës së Serbisë, Predrag Milenkov, për veprën penale mashtrim me dënim burg prej katër vjetësh e dhjetë muaj. Ai në janar të këtij viti, së bashku me persona të tjerë të panjohur, mashtruan një grua 66-vjeçare nga Kumanova për 30.000 euro.
„Dënimi maksimal i parashikuar është pesë vjet burg, gjykata e dënon të akuzuarin me katër vjet e 10 muaj burg. Për të dëmtuarit, familjen Veliçkovski, do të jepet shumën prej rreth 30.000 euro“, tha gjykatësi.
Shtetasi bullgar ka kryer mashtrimin më 31 janar. Ai nuk e pranoi fajin, por tha se edhe ai ishte mashtruar nga një tjetër person. Megjithatë, hetimi ka vërtetuar se ai ka marrë paratë dhe është regjistruar edhe nga kamerat e mbikëqyrjes në vendin e dorëzimit.