Bullgaria po dërgon një aeroplan të Forcave Ajrore Bullgare me mjekë të reanimacionit dhe specialistë të djegieve, raporton TS.

Pesë nga njëzet të plagosurit rëndë nga zjarri në Koçan do të transportohen me avion “Spartan” të Forcave Ajrore Bullgare për trajtim të mëtejshëm në Bullgarinë fqinje, thanë autoritetet bullgare.

Në deklaratë thuhet se në aeroplan po udhëtojnë ekipe mjekësore bullgare, të përbëra nga mjekë reanimatorë dhe specialistë të djegieve. Të lënduarit do të akomodohen në njësi të specializuara të djegieve në objektet mjekësore në Sofje dhe Varna, dhe spitalet e tjera në Sofje, Varna dhe Blagoevgrad do të përgatiten për të pritur të lënduar shtesë nëse është e nevojshme. Në deklaratën e autoriteteve bullgare thuhet gjithashtu se Bullgaria është e gatshme të pranojë më shumë viktima dhe se janë në koordinim me autoritetet maqedonase.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se pacientët më të lënduar do të transportohen në Bullgari, Turqi, Greqi dhe Beograd dhe se trajtimi është ofruar edhe nga Shqipëria dhe Holanda./TS