Tragjedia e rëndë në Koçanë që tronditi vendin zbuloi lëshimet në institucione por edhe kolapsin e sistemit të sigurisë – thonë nga LSDM-ja duke kërkuar përgjegjësi nga krerët e MPB-së dhe Byrosë për Siguri Publike, sic potencojnë, pa përpjekje për t`I anashkaluar ata që kanë përgjegjësi më të madhe. Por, socialdemokratët thonë se pas tragjedisë në Koçanë ka vazhduar seria e incidenteve të sigurisë.
METODIJA ILIEVSKI – LSDM
“Të shtëna me armë zjarri, vrasje, aksidente, njerëz të shkelur nëpër rrugë, janë përditshmëria jonë.
Para disa ditëve një e punësuar në Qendrën për Punë Sociale – Prilep ishte plagosur pas të shtënave me armë zjarri.
Gjithashtu të shtëna pati në Moranë, ku ishte plagosur një person.
Në mënyrë plotësuese, mbi 20 aksidente trafiku dhe njerëz të shkelur ndodhën nëpër rrugët e qyteteve tona. Në Shkup u shkelën një grua dhe një fëmijë.
Aksidente trafiku me të lënduar pati edhe në Manastir, ku gjithashtu u shkel një grua, në Kavadar u lënduan 4 persona, por edhe në Shtip, Tetovë, Gostivar, Makedonska Kamenicë, Shkup.
Siguria e qytetarëve nuk është në nivelin më të lartë. Sistemi I sigurisë ka dështuar. Parandalimi që është kompetencë e drejtpërdrejtë e MPB-së dhe Pançe Toshkovskit – dështoi. S`ka kontrolle. Ka vetëm pasoja, të rënda dhe të palejueshme.
Për këtë shkak LSDM kërkon; dorëheqje dhe përgjegjësi nga udhëheqësia e MPB-së në krye me Pançe Toshkovskin.