Deklaratë solemne sot para Këshillit të Prokurorëve Publikë dhanë 28 prokurorët publikë të sapozgjedhur nga gjenerata e 8-të e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorisë Publike, Dushica Dimitrieska, theksoi se pas shpalljes së parë të kësaj gjenerate, pozitat në tetë prokurori publike nuk janë plotësuar.

“Ne do të vazhdojmë me procedurën. “Për plotësimin e këtyre pozitave të prokurorit publik sot do të publikojmë konkursin”, tha Dimitrieska.

Dimitrieska theksoi se ka prokurori publike ku një kohë të gjatë nuk ka fare prokuror publik, siç janë Prokuroria Themelore Publike e Kriva Pallankës dhe ajo e Resnjës.

“Ka vende të tjera ku numri i prokurorëve publikë nuk është i mjaftueshëm, gjë që sigurisht ndikon në punën e prokurorive publike”, tha Dimitrieska.

Këshilli i Prokurorëve Publik organizoi edhe një ditë të hapur për kandidatët për prokurorë publikë, në të cilën, siç sqaroi Dimitrieska, u shpjegua procedura dhe dinamika e procesit.

Gjithsej 97 kandidatë nga gjenerata e 8-të e dëgjuesve kanë marrë certifikata për përfundimin e suksesshëm të trajnimit nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev” në shkurt të këtij viti, prej të cilëve, sipas parashikimeve, 50 janë gjyqtarë dhe 47 prokurorë publikë.

Në shkurt të këtij viti, Këshilli shpalli thirrjen për përzgjedhjen e gjithsej 47 prokurorëve publikë në disa Prokurori Publike Themelore në mbarë vendin. Nga gjithsej 39 kandidatë, një ka pasur dokumentacion të parregullt, ndërsa pesë kandidatë kanë tërhequr aplikimet.

Në seancën e 7 marsit të këtij viti, Këshilli miratoi vendim për zgjedhjen e 28 prokurorëve publikë, 15 në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, tre në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës, nga dy në PTHP të Kumanovës, në PTHP të Prilepit dhe në PTHP të Shtipit, nga një në PTHP të Manastirit, PTHP të Ohrit dhe PTHP të Strumicës.