Më datë 28.03.2025, rreth orës 18:30, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Semenishtë, Shkup, automjeti i tipit “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.M. (31) nga fshati Semenisht, kishte dalë nga rruga. Në aksident Z.M. ka pësuar lëndime të rënda, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Një ekip ekzaminues nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.TS