Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase që do të mbahet sot dhe nesër në Republikën e Hungarisë.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas agjendës, është planifikuar takim kokë më kokë i Mickoskit me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas një seancë e përbashkët e dy qeverive.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume