Pas tragjedisë së rëndë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, tensionet në qytet vazhdojnë të rriten. Sipas burimeve nga terreni, kafeneja e pronarit të diskotekës është demoluar nga persona ende të panjohur.

Incidenti ndodhi në mesnatë, kur një grup qytetarësh të revoltuar kanë hyrë me forcë në ambientet e lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Autoritetet kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur kërkesat për drejtësi për viktimat po bëhen gjithnjë e më të zëshme, ndërsa policia ka rritur praninë e saj në qytet për të parandaluar eskalimin e situatës.