Në seancën e sotme të Komisionit për Punë Sociale, Rini dhe Demografi,
kryetarja e këtij Komisioni Imerlije Saliu, njëherit deputete nga radhët
e Alternativës dhe Koalicionit VLEN nuk ka pranuar që të futet në rend
dite propozim ligji për “Branitellat” nga ana e deputetit të LSDMS-së,
Oliver Spasovski.
Me këtë rast, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se do ta padis deputeten
për pengimin e vendosjes në rend dite të Ligjit për “Branitellat”.
Menjëherë pas paralajmërimit për padi, ka ardhur edhe reagimi i
deputetes Saliu, e cila ka ndarë me opinionin datën 14 mars që përkon me
krismat e para të UCK-së në Kalanë e Tetovës.
“ Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak
problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të
pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në
mend.
Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim
ligji i Branitellave.
E gjithë kjo ndodhi sot, ku sipas dispozitave të Rregullores e ngarkuar
nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhoqa
me mbledhjen e Komisionit për Punë Sociale, Rini e Demografi.
Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta
zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm
për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë.
E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform
Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e
pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e
çoroditur ta kthejë temën e “Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë
shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon.
Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi.
ps: 14 Mars 24 vite më parë në krismat e para në kalanë e Tetovës dikush
dha jetën që NE të jemi sot këtu!”, ka shkruar Saliu.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume