Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik deri në fund të muajit moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut.

Siç njofton DPHM-ja, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me më shumë reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta, mbi 70 kilometra në orë, veçanërisht nga e enjtja.

“Gjatë kësaj periudhe lokalisht pritet të ketë reshje më të mëdha të shiut, mbi 60 litra për metër katror”, njofton DPHM-ja.

Deri në fund të muajit mars moti në Shkup do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu.

“Në disa pjesë të luginës reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta”, njofton DPHM-ja.