Sot, nesër dhe të premten, në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq.

“SPB Shkupi njofton qytetarët e Shkupit se nga data 5 deri më 7 mars (e mërkurë, e enjte dhe e premte) për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, informojnë nga MPB-ja.

SPB-Shkup apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.