Digjet deponia “Krasta” në fshatin Pçinja të Kumanovës. Ekipet e “Pastërti dhe Gjelbërim” me mbështetjen e mekanizmit po ndërhyjnë, njoftuan sot kompetentët nga ndërmarrja. Për një periudhë të caktuar, në deponi janë vërejtur flakë, të cilat ishin të dukshme nga lokacionet më të larta në Kumanovë. Ishte përfshirë pjesa qendrore e deponisë.

“Janë ndërmarrë aktivitete për shuarjen e zjarrit në zonën e mekanizimit dhe janë angazhuar ekipet përgjegjëse për shuarjen e zjarrit. Zjarret në deponi janë specifike, ato duhet të mbulohen me dhe. Makineritë e nevojshme janë aty. Dje janë përfshirë edhe ekipet e zjarrfikësve, sot punojnë vetëm ekipet e ndërmarrjes”, tha drejtori i NP “Pastërti dhe Gjelbërim”, Nenad Stojanovski.

Banorët e Pçinjës dhe fshatrave fqinje po reagojnë dhe kërkojnë që institucionet ta ndalin shpejt tymin, por kërkojnë edhe zgjidhjen sistematike të problemit me deponinë e Krastës.

“Era është e padurueshme. Ndotja e ajrit është rritur”, thonë banorët.

Në ndërkohë, komuna ka ndarë mjete për rrethimin e deponisë dhe vendosjen e mbikëqyrjes me video