Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes.

Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga shkëndijat elektrike në çati. Pamjet e xhamisë në flakë janë shpërndarë përmes një postimi në Facebook nga Vebi Cami, imam i kësaj xhamie që lajmëron besimtarët se besimtarët e falja do të bëhet në një xhami tjetër.

“Njoftojmë besimtarët e xhamisë Shupenzë se e Xhumaja sot do falet në xhaminë Nurul Hadij Gjoricë pranë rrugës së Arbërit. Kjo lëvizje bëhet për shkak se xhamia u dogj nga një shkëndijë zjarri aksidentale në çati”, shkruan ai.

Fatmirësisht në momentin e rënie së zjarrit brenda xhamisë nuk kishte asnjë besimtar.