Kourtney Kardashian ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve që qarkullojnë në rrjetet sociale
Kourtney Kardashian ka reaguar ashpër ndaj thashethemeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë pretendimet se djali i saj, Mason Disick, është bërë baba.
Në një postim në “Instagram”, ajo deklaroi qartë se këto janë gënjeshtra dhe theksoi se Mason nuk ka fëmijë.
“Rrallëherë i përgjigjem thashethemeve apo teorive konspirative për familjen time, por kjo ka të bëjë me fëmijën tim dhe ndihem e detyruar të flas”, shkroi Kardashian.
Ajo shtoi se llogaritë në internet që pretendojnë të jenë Mason janë “definitivisht false” dhe kërkoi nga media dhe publiku të respektojnë privatësinë e tij.
Kourtney gjithashtu u bëri thirrje atyre që krijojnë përmbajtje të rreme për fëmijët e saj që të ndalojnë menjëherë, duke rikujtuar se ata janë ende të mitur dhe kanë një jetë përpara. Reagimi i saj vjen pas përhapjes së spekulimeve të pabazuara në rrjetet sociale.