Njësia e Pyjeve të RMV-së në Kumanovë planifikon që së shpejti të fillojë pyllëzimin e sipërfaqeve të shkrumbuara nga zjarret e ndryshme. Bëhet fjalë për sipërfaqet e shkrumbuara në rajonin e Kozjakut dhe në rajonin e komunës së Likovës për rreth liqenit të këtushëm.

Me këtë tentohet të përfshihen të gjitha sipërfaqet e shkrumbuara ndër vite nga zjarret e shumta në lokalitetet Kokino të Kozjakut dhe të Likovës.

“Edhe këtë vit NP “Pyjet e RMV-së” – Njësia në Kumanovë planifikojnë pyllëzimin e sipërfaqeve të përfshira nga zjarret në rajonin e Kozjakut, në afërsi të Kokinos, ku kishte zjarre të mëdha. Këtu planifikohet të pyllëzohen rreth 50 hektarë me fidane të reja. Këtë vit gjithashtu planifikojmë edhe pyllëzimin e sipërfaqeve në komunënë e Likovës rreth liqenit. Bëhet fjalë për një proekt të kombeve të bashkuara kështuqë këto janë dy projekte të mëdha për ne. Shpresojmë se në të ardhmen nuk do të ket zjarre dhe që të vazhdojmë me pyllëzimin e sipërfaqeve të reja” – tha Katica Stankovska – Ristovska nga NP “Pyjet e RMV-së”, Njësia Kumanovë.

Paralelisht me pyllëzimin e sipërfaqeve të lartë theksuara në Njësinë e Pyjeve të RMV-së në Kumanovë, punohet edhe në rritjen e kultivimit të fidaneve të reja kësisoj në fidanishten e këtushme krahas rritjes së numrit të fidaneve planifikohet edhe modernizimi i kapaciteteve kultivuese.

“Këtë vit ne planifikojmë të rrisim në mënyrë drastike numrin e fidaneve të reja, me qëllim që ti plotësojmë kërkesat edhe të qytetarëve por edhe ti plotësojmë planifikimet tona, deri tani kemi patur prodhim të rreth 200 mijë fidaneve të reja, ndërsa këtë vit planifikojmë që ky numër të rritet në madje 1 milion fidane të reja, gjithashtu përmes projekteve të ndryshme planifikojmë edhe modernizimin e fidanishtes sonë si dhe meremetimin e objketeve ekzistuese për krijimin e kushteve më të favorshme për veprimtarin tonë në këtë plan” – deklaroi Katica Stankovska – Ristovska nga NP “Pyjet e RMV-së”, Njësia Kumanovë.

Ndryshe bëhet fjalë për terrene të papërshtatshme për interevenim në shuarjen e zjarreve andaj edhe kemi shkatrrime massive të pyjeve nga flakët e zjarrit. Mirëpo nga Njësia e Pyjeve të RMV në Kumanovë shpresojnë që të pyllëzojnë sa më tepër sipërfaqe tokësore jo vetëm ato të përfshira nga zjarret.