Kumanova është qyteti ku ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit (26 litra për metër katror).

Në Berovë kanë rënë 23 litra, ndërsa në Shkup dhe Vinicë 17.

12 në Prilep, 9 Shtip, 3 Manastir, Gjevgjeli, Kodër të Diellit, Pozhar-Radovish, 2 Tetovë, Pretor, Demir Kapi, Strumicë, 1 Ohër, Topolçan.

Nga DPHM njoftojnë se për shkak të lokalitetit të reshjeve, sasia e reshjeve që bie ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe se sa matet.

Moti sot është i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë.