Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshuratë përkohshme të shiut, posaçërisht pasdite.

Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të të reshurave më të mëdha të shiut (për kohë të shkurtë mbi 15l/m2), paraqitje të bubullimave dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë, njofton DPHM.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të krijohen kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme (mbi 15 l/m2 për një kohë të shkurtër), paraqitje të bubullimave dhe erë të fuqishme.