Drejtoresha në një shkollë të mesme në Sveti Nikollë punëson një person duke ua marrë orët të tjerëve, ngritet kallëzim penal

SPB Shtip ka ngritur kallëzim penal kundër Zh.М.(56) nga Sveti Nikolla për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale „keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar“. E raportuara, drejtor në shkollë të mesme në Sveti Nikollë, ka shpallur konkurs dhe më 05.09.2024 ka punësuar një person si arsimtar me orar jo të plotë pune prej 18 orë pune. Më pas, në periudhën prej shtatorit 2024 deri në mars 2025, e raportuara pesë të punësuarve me kohë të pacaktuar pune ua ka marrë orët e parapara me normë dhe ia ka caktuar personit. Me veprime të këtilla jashtëligjore i ka paguar pagë me kontribute me shumë të përgjithshme prej 174.805 denarë duke e dëmtuar Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe ShkencësTS