Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit në Shtip, sot i hodhi poshtë si të papranueshme ankesat lidhur me masën e arrestit shtëpiak për dy ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski dhe Nikolço Iliev, të cilët janë pjesë e të dyshuarve në hetimin për zjarrin në lokalin e natës “Puls”, në të cilën humbën jetën 59 persona, ndërsa u lënduan gjithsej 200.

Me këtë mbetet vendimi për përcaktimin e arrestit shtëpiak për Dimitrovskin dhe Ilievin, ndërsa Gjykata Themelore e Koçanit do të duhet të vendosë sërish vetëm për masën e parandalimit – sekuestrim të përkohshëm të udhëtimit apo dokumentit tjetër të Dimitrovskit për kalim të kufirit shtetëror.

Gjykata e Apelit në Shtip, informoi se sot në seancë jopublike, duke vepruar me rastin e ankesave të parashtruara nga i dyshuari Ratko Dimitrovski dhe PTHP Koçan kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Koçanit, me të cilin të dyshuarit Dimitrovski i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe i ishte shqiptuar masë e kujdesit për kthimin e dokumentit tjetër të kalimit të kufirit, ka marrë vendim me të cilin refuzohen ankesat si të papranueshme dhe e vërteton vetëm ankesën e Dimitarovskit kundër masës së përcaktuar të kujdesit.

“Vendimi i Gjykatës Themelore Koçani KS-36/2025 prej 24.03.2025 në paragrafin 2 të të njëjtit SHFUQIZOHET, dhe lënda kthehet në rivendosje vetëm në atë pjesë”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Shtip.

Në lidhje me ankesën e ushtruar kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Koçanit, me të cilin të dyshuarit Nikolço Iliev i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak dhe i është shqiptuar masa e kujdesit, marrje të përkohshme të dokumentit të udhëtimit ose të dokumentit tjetër për kalim të kufirit shtetëror, Gjykata e Apelit e Shtipit informon se sot në seancë jopublike, është miratuar aktvendim me të cilin hidhet posht si e palejuar.

“Ankesa e bërë deri tek prokurori i Pokurorisë Publike nga Koçani, kundër vendimit të Gjykatës Themelore në Koçan Ks-34/25 të datës 24.03.2025, ESHTE REFUZUAR SI E PAPRANUESHME”, thuhet në kumtesën e Gjakatës së Apelit në Shtip.

Vendimet e marra, informojnë nga Gjykata e Apelit Shtip, me arsyetimin e tyre, do të jenë të disponueshme për t’u shfletuar në ueb faqen e gjykatës gjatë ditës së ardhshme.

Gjykata Themelore në Koçan, duke vepruar sipas ankesave të 17 të dyshuarve për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan më 26 mars të këtij viti, ka marrë vendim me të cilin për ish kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev, është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, ndërsa në arrest shtëpiak shkon dhe ish drejtori i Inspetoratit Shtetëror të Tregut.

Në zjarrin tragjik që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars, humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 janë lënduar.