Dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë në një aksident që ndodhi sot në mesditë në rrugën magjistrale A3 që lidh qytetet e Manastirit dhe Prilepit. Në aksidentin që ndodhi në hyrje të Bitollës, morën pjesë një kamion dhe një automjet pasagjerësh. Në përplasjen direkte, humbën jetën një qytetar i Shkupit dhe një shtetas i huaj, ndërsa personi i plagosur, gjithashtu shtetas i huaj, u dërgua urgjentisht për trajtim në Spitalin Klinik të Manastirit.

Ekipet e SPB Manastir dhe Prokurori Publik janë në terren dhe po hetojnë shkakun e aksidentit, ndërsa trafiku po drejtohet nëpër rrugën rajonale Manastir-Prilep.