E gjatë është lista e pritjes për transplantim të veshkës / Mbi 1600 persona në vendin tonë janë në dializë

Kiro Hristovski, ish pacientë në dializë, për tetë vite e gjysmë ka qenë një ndër personat e shumtë në listën e pritjes për transplantim të veshkës. Para tre viteve jeta e tij u ndryshua kur iu dhurua veshkë nga një donator organesh i cili kishte humbur jetën në një aksident rrugor.
“Kush nuk ka qenë nuk e di si është, çdo të dytën ditë shkon që të vendosesh në makinë dhe që gjaku të mund të qarkulloje, apo si filtër. Pas kësaj, në shtëpi je i rraskapitur dhe kur mendon se je në gjendje të mirë, përsëri duhet të kthehesh në dializë. Për fat të mirë arrita të më behët transplantimi. Isha në listën e pritjeve për transplantim dhe para tre viteve e gjysmë bëra transplantim nga një person që kishte humbur jetën në një aksident rrugor”, tha Kiro Hristovski – Ish pacient në dializë.
Hristovski shton se me dhurimin e organeve shpëtohet një jetë.
“Fatkeqësi e dikujt, fat i dikujt tjetër, për personat që janë në makina për mirëmbajtje nga ndonjë aksident, apo të ngjashme, të gjejnë kurajën dhe t’i dhurojnë organet pacientëve të cilët janë në dializë dhe me këtë do të shpëtojnë shumë jetë ndërsa me këtë u vazhdohet jeta të afërmve të tyre. Kështu së paku thuan ndoshta edhe gaboj”, deklaroi Kiro Hristovski – Ish pacient në dializë.
Në vendin tonë rreth 160 pacientë janë në pritje të transplantimit të veshkës. Sipas informatave, aktualisht kemi mbi 1650 pacientë që janë në dializë në 23 qendra të dializës, në 17 qytete të vendit. Pacienti më i ri që shkon në qendër dialize është vetëm 13 vjeçar. Nga Shoqata e sëmundjeve të veshkave “Nefron” kërkojnë krijim të një strategjie globale për të adresuar sëmundjen e veshkave, me theks në parandalimin dhe shqyrtimin e hershëm për zbulimin në kohë të sëmundjes.