Asnjë futbollist shqiptar nuk është në formacionin e parë të Zvicrës për ndeshjen miqësore kundër Luksemburgut.
Mbase është hera e parë në vitet e fundit që nuk ka asnjë shqiptar nga minuta e parë në ndeshjet e Zvicrës.
Por në mungesë të kapitenit Granit Xhaka, Zvicra paraqitet ndaj Luksemburgut pa asnjë lojtarë shqiptar.
Në bankën e rezervistëve është vetëm mbrojtësi Albian Hajdari.
Andi Zeqiri mungon për shkak të problemeve muskulore.