Tradita e Ecolog për mbështetjen e njerëzve në nevojë ka vazhduar edhe këtë vit, që siç ka njoftuar Lazim Destani, do të ndahen vauçer në vlerë prej 10 mijë denarëve. Destani tha se ndihet mirë që me Ecolog-un po e vazhdojnë mbështetjen tradicionale ndaj këtyre familjeve ndërkohë tha se, duhet treguar dashuri, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit nuk është vetëm muaji i sakrificës fizike, por është dhe muaji i ndërtimit të personalitetit të qëndrueshëm, të devotshëm e të mbushur me vlera morale. Në qendër të këtyre vlerave është virtyti i solidaritetit. Le të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për familjet në nevojë. Ndihem mirë që, falë Zotit, me Ecolog-un po e vazhdojmë mbështetjen tradicionale ndaj këtyre familjeve”, tha Destani.