Basketbollisti i ligës së tretë, Dino Basket, Petar Ivanovski, është në mesin e viktimave që humbën jetën nga zjarri në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u lënduan, njofton TS.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar klubi i tij, i cili ishte njëri nga talentët më të mëdhenj në Maqedoninë Lindore.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski është një nga viktimat në tragjedinë e mbrëmshme. Ai ishte një njeri i madh me zemër të madhe, ishte një luftëtar i madh dhe ishte MVP i turneut M-14. “Trishtimi është i madh, ngushëllime familjes”, ka shkruar Dino Basket.

Ivanovski, i cili ishte 20 vjeç, e filloi karrierën e tij në moshë shumë të re, duke fituar shumë trofe dhe duke arritur shumë fitore me ekipin e tretë të Koçanëve në të gjitha kategoritë e moshave. Ai është sportisti i dytë në mesin e të vrarëve në aksidentin e tmerrshëm në Koçan, pas futbollistit të Shkupit, Andrej Lazarov./TS