Maqedonia e Veriut do të pres në fund të marsit takimin e ardhshëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor mbi Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Almakos ka arritur të sheh agjendën e këtij takimi në detaje e që rezulton të mbahet saktësisht më datën 19 dhe 20 Mars në Shkup.

Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës Reformuese lidhur me këtë plan strategjik.

“Vendimi i BE-së është një njohje e përkushtimit tonë për të promovuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në familjen evropiane”, thuhej në komunikatën e Ministrisë për Çështje Evropiane.

Po ashtu mësohet se në këtë mbledhje me kryeminisrat rajonal do të ketë edhe një takim mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës.