Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, reperja dhe aktorja Egli Tako është larguar nga shtëpia

Kështu ka konfirmuar përmes një komunikimi me zarf të kuq Vëllai i Madh para pak minutash.

“Për shkaqe shëndetësore vëllai i madh ka marr vendim që Egli Tako ta lë shtëpinë e Big Brother. Kjo u bë e ditur me anë të një zarfi të kuq që u lexua para banorëve para pak minutash”, është shkruar në këtë zarf që është lexuar para banorëve.

Egli gjatë disa kohe ka pasur disa debate të ashpra, derisa në Prime të fundit ajo ka pasur një debat të ashpër edhe me Gjestin, për të cilin ajo ka shprehur hapur pëlqim – por që ky i fundit ka thënë se nuk ka ndjenja për të.