Sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, protestat në të gjithë vendin janë kthyer në një “lëvizje dhune” dhe ai ka kërcënuar me pasoja për opozitën.

Erdogan njoftoi se opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) do të mbahet përgjegjëse për policët e plagosur dhe për dëmet e shkaktuara gjatë demonstratave.

Presidenti turk tha pas një takimi të qeverisë në Ankara se “CHP duhet të ndalojë së provokuari qytetarët”.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha më parë se protestuesit po kërcënonin sigurinë kombëtare, duke shtuar se 1,133 persona ishin arrestuar dhe 123 oficerë policie ishin plagosur në protestat pesëditore.