Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut U-19 është ndarë në barazim me Shqipërinë U-19 në përballjen e zhvilluar sot në Korçë informon Tetovasot.
Ndonëse ndeshja ka përfunduar pa gola, të përzgjddhurit e seleksionuesit Erhan Selimi kanë zhvilluar një ndeshje superiore.
Ka spikatur edhe këtë herë e gjithë kombëtarja në ndërkohë që një rol thelbësorë ka pasur edhe sulmuesi kryesorë Hisar Ali që luan me skuadrën Besa e Dobërdollit dhe që është edhe golashënuesi kryesorë i U 19.
Dy ditë më vonë në program është llogaritja e dytë e kontrollit, e cila do të fillojë në orën 12. TS