Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Aleksandar Nikoloski, njoftoi se nga më shumë se 3,100 licenca të kontrolluara në fushën e ndërtimtarisë dhe planifikimit urban, janë identifikuar shkelje në 479 raste, për shkak të të cilave këto licenca do t’u hiqen personave juridikë.
Lista e plotë e personave juridikë do t’i dorëzohet Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë Publike, BNJVL-së dhe institucioneve të tjera të prekura për procedura të mëtejshme.
Lista e plotë mund të shihet në linkun e mëposhtëm.