Raketa e parë orbitale e lëshuar nga Europa, u nis nga Norvegjia por u përplas në det dhe shpërtheu pas 40 sekondash.
Sipas Sky News, raketa Spectrum u nis nga Arctic Andoeya Spaceport ditën e diel në orën 12:30 lokale, para se të shkatërrohej në më pak se një minutë.
Isar Aerospace, kompania gjermane që ndërtoi raketën, kishte paralajmëruar se nisja e saj mund të merrte fund para kohe. Por pavarësisht se nuk zgjati shumë, fluturimi i shkurtër solli të dhëna nga i cili ekipi mund të mësojë.
“Prova jonë e parë e fluturimit u përputh me pritshmëritë tona, duke arritur një sukses të madh”,tha një nga drejtuesit e Isar, Daniel Metzler. “Patëm një nisje të mirë, 30 sekonda fluturim dhe vlerësuam sistemin tonë të përfundimit të fluturimit”.
Spectrum është një mjet fluturimi me dy faza, i krijuar për të dërguar në orbitë satelitë me përmasa të vogla të mesme. Fluturimi i parë synonte nisjen e lëshimit të satelitëve nga Europa.
Disa vende europiane si Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia, kanë deklaruar se duan të jenë pjesëtarë në tregun e fluturimeve hapësinore komerciale.
Kompanitë e mëdha tashmë kanë ecur përpara siç mund të përmendet SpaceX i Elon Musk në SHBA apo kompania franceze ArianeGroup, një bashkëpunim mes Airbus dhe Safran që lëshon raketa nga French Guiana./tvklan.al