Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, është i bindur se Arben Taravari nuk do ta braktisë koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale.

Në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18:30, Limani tha se beson fortë se Taravari asnjëherë nuk do bashkëpunonte me Ali Ahmetin.

“Mbrëmë deri në ora 2 pas mesnate kemi qenë në mbledhje. Unë jam pjesë përbërëse e atij ekipit të liderëve. Në mbledhje ishim dhe me Taravarin. Nuk e di pse i besoj shumë Arbenit dhe jam bindur që këtë veprim nuk e bën. As që diskutoj që mund të bëjë ndonjë veprim të tillë”, tha Limani në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 18;30.