Ministri i Politikave Sociale dhe Demografisë, Fatmir Limani, në menyrë indirekte duket se ka pranuar që Ambasada Amerikane në Shkup i ka refuzuar vizën për një vizitë pune në SHBA.

Postimi i plotë Fatmir Limani:

ALI AHMETI!

Arsyea e “pengesës së lëvizjes” së lirë është nga fakti që flijova gjithëçka, për të riatdhesuar Ali Ahmetin (bashkë me fëmijët dhe shokët e tij) në vendëlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare.

Kjo le të shërbejë si rikujtim për gjeneratat pasuese që të jenë të kujdes’shëm, se cilit i besojnë dhe për çka vetëmohohen deri në masën e prangosjes së përjetshme.

Nëse duani shpjegim më të qartë: i thuani Ali Ahmetit të zgjedhi një televizion debativ dhe u sqaroj…

Mua veprimtaria atdhetare më ndëshkon, ndërsa lloji juaj ndëshkohet për krime dhe vjedhje.