Faturimi i bazuar në konsumin e vlerësuar të energjisë elektrike çon në diferenca në shuma, të cilat mund të shkaktojnë dëm financiar për konsumatorët thonë nga shoqata e Inxhinierëve të RMV-së, të cilët sot realizuan takim me anëtarët e KRRE-së.

Nga këtu shtojnë se për të kapërcyer këtë situatë kanë propozuar zgjidhje, nga ku thonë :

SHOQATA E INXHINIERËVE TË RMV-SË

“Për të kapërcyer këtë situatë, ne propozuam një zgjidhje që parashikon lëshimin e një faturë të korrigjuar që do të mbulojë ditët nga leximi i mëparshëm deri në leximin e fundit të njehsorit. Kjo do të mundësojë faturimin real dhe preciz të energjisë elektrike, duke eliminuar mundësinë e vendosjes së padrejtë të konsumatorëve në blloqe tarifore më të larta për shkak të korrigjimeve në muajt kur kryhen leximet aktuale”.

Për shkak që qytetarët u përballuan me një valë çmimesh të larta e të papërballushme për to. Kjo ka revoltuar qytetarët dhe ka nxitur reagime edhe tek shoqata e Inxhinierve të RMV-së, nga kjo shoqatë thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë heqjen e dispozitave për faturimin bazuar në konsumin e përllogaritur, faturim të drejtë dhe transparent.