FIFA ka vendosur që ta përjashtojë klubin meksikan Club Leon nga Kupa e Botës për Klube dhe po përgatit të njoftojë zëvendësimin e tyre së shpejti.
Ky vendim u mor pasi Pachuca që po ashtu ishte pejsë e kësaj gare pasi u shpall fitues i CONCACAF dhe Club Leon i përkasin të njëjtit grup të pronarëve, diçka që nuk është e lejuar sipas rregullave.
FIFA ka njoftuar përjashtimin e Club Leon nga Kupa e Botës për Klbue 2025 për shkak të mosrespektimit të rregullave të shumëpronësisë, të cilat pengojnë dy klube që i përkasin të njëjtit grup që të konkurrojnë në këtë garë.
Ky vendim vjen pasi disa masa disiplinore ishin hapur ndaj Club Leon dhe Pachuca, që të dyja që i përkasin Pachuca Group. Ky rast iu referua menjëherë Komitetit të Apelit të FIFA-s.
Pasi analizuan dëshmitë, shefi i Komitetit të Apelit ra në përfundim se të dy klubet nuk plotësojnë kriterin e shumëpronësisë sipas Artikullit 10, paragrafi i parë.
Si rezultat, Club Leon u përjashtua nga FIFA dhe i njëjti trup konfirmoi se vendin e lënë bosh do ta zë një klub tjetër i cili do të bëhet i ditur për publikun së shpejti.
Club Leon ishte pjesë e grupit D, aty ku bëjnë pjesë Chelsea, Flamengo dhe Esperance de Tunis.
Top Mexican side Club Leon kicked out of FIFA Club World Cup after failing multi-club ownership rules.
Replacement club still tbc pic.twitter.com/HaSkmWv7FR
— Martyn Ziegler (@martynziegler) March 21, 2025