Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka festuar 31-vjetorin e lindjes në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe dashuri. Në një postim në rrjetet sociale, artistja ka ndarë emocionet e saj për këtë ditë të veçantë.

“T’u kesh bash qeshtu m’shkofte ky 31-vjetor ♥️ Ma e mira n’botë jom, s’ka ma t’mirë se unë ”, ka shkruar ajo me humor dhe vetëbesim.

Fifi, e cila së shpejti do të marrë mbiemrin Patushi, duke konfirmuar kështu lidhjen e saj të lumtur, ka pranuar shumë urime nga miqtë dhe fansat. “Je një yll i vërtetë ok Hajde gëzuar! ”, ka shkruar ajo duke shijuar këtë moment të veçantë.

Me një karrierë të suksesshme muzikore dhe një stil unik, Fifi vazhdon të mbetet një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar.