Ndërkohë në vigjilje të festës së Fitër – Bajramit nisin edhe aktivitetet për të shënuar këtë festë fetare. Shoqata Kulturore “Vizion M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, edhe këtë vit kanë organizuar marshin “Kandilat e Bajramit”, ku simbolika e gjithë kësaj është shëtitja e fëmijëve me autobus nëpër rrugët e Shkupit, të cilëve iu ndanë edhe dhurata.

Pas përfundimit të shëtitjes me autobus, të gjithë fëmijët u mblodhën tek sheshi Murat Pasha në Çarshi të Shkupit, ku patën fatin të ndëgjojnë ilahi të kënduara nga fëmijë dhe valle të përgaditura nga Shoqata Artistike, Emin Duraku dhe po ashtu i morën dhuratat për Bajram.