Forcat izraelite bombarduan Gazën, teksa palestinezët falnin namazin e Fitër Bajramit. Nga bombardimet nëntë persona mbetën të vrarë, mes tyre pesë fëmijë.

Në këtë ditë të shenjtë të muslimanëve shumë besimtarë u lutën jashtë xhamive të rrënuara.

Supozohet të jetë një rast i gëzueshëm, por shumica e 2 milionë palestinezëve të Gazës tanimë po përpiqen të mbijetojnë mes sulmeve të vazhdueshme që nisën pas prishjes së armëpushimit.

Fiter Bajrami nuk është një rast i gëzueshëm për ne sepse kemi humbur shumë njerëz. Shpresoj që vëllezërit tanë arabë dhe myslimanë që festojnë në këtë ditë kaq të shënuar të luten për ne.

Ndërkaq mijëra besimtarë myslimanë kryen lutjet e Fitër Bajramit në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit, të dielën në mëngjes.

Në lutje morën pjesë rreth 120,000 besimtarë. Xhamia Al-Aksa ndodhet në zemër të qytetit të vjetër të Jeruzalemit dhe është faltorja e tretë më e shenjtë për myslimanët.

Mijëra besimtarë në Katar u mblodhën në stadiumin Education City, për të marrë pjesë në lutjet e Fitër Bajramit, që shënuan fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit

“Festa e Bajramit është shumë e bukur, ne lutemi gjithmonë që një përvojë kaq e bukur dhe një jetesë dhe vëllazëri e tillë të mbizotërojë në të gjithë botën,” tha pas lutjeve një prej besimtarëve. Shumë prej tyre u lutën për paqe dhe stabilitet në rajon, veçanërisht në Gaza.

Në këtë stadium të Katarit janë luajtur tetë ndeshje gjatë Kampionatit Botëror, ku morën pjesë dhjetëra mijëra tifozë nga e gjithë bota.