Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 takime në kuadër të xhiros së 25-të në elitën e futbollit vendor. Shkëndija e Tetovës rikthehet tek fitorja, pasi mundi Brera Strumicën me rezultatin 2:1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola, ndërsa finalizimi i Xengue për miqtë rezultoi vetëm për statistikë. Rrugën e fitores e gjen edhe Voska Sport pasi mundi Gostivarin në transfertë me shifrat 2:0, teksa Vinogradac dhe Osei shënuan golat e fitore për miqtë.
Në ndeshjet tjera Struga barazoi pa gola me Shkupin, Rabotniçki fitoi 1:0 Besën e Dobërdollit, ndërsa Sileksi barazoi 1:1 me Tikveshin./Shenja/