Fondi i BE-së për Maqedoninë e Veriut/ Kos: Duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy shtetet e para nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që do të marrin fondet e BE-së, si pjesë e programit të Planit të Rritjes.
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, përgëzoi sot Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve e të parafinancimit.
Kos theksoi se ky përshpejtim synon të nxisë rritjen dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve.
Kos ndau këtë lajm në një postim në rrjetin social “X”.
“Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i sjellë vendet më afër BE-së”,-shkruan Kos.
Nga ‘Plani i Rritjes’, Shqipëria ka në dispozicion 922 milionë euro kredi dhe grante, që do të shërbejnë për të realizuar reformat e domosdoshme për tu bërë pjesë e BE. Fondet do të tërhiqen gradualisht në varësi të projekteve dhe kushteve që do të plotësohen.