Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë sot, në ora 15:00, nis ciklin e ri të kualifikimeve për Botërorin 2026, ku do të ndeshet me Lihtenshtajnin. Ndeshja do të zhvillohet në Vaduz, në stadiumin “Reinpark”, që ka një kapacitet prej rreth 7.500 shikuesish.

Trajneri Milievski do të zbresë në fushë me ekipin më të fortë që ka në dispozicion aktualisht. Në formacionin startues do të jenë: Dimitrievski (portier), Zajkov (mbrojtje), Musliu (mbrojtje), Serafimov (mbrojtje), Alioski (mbrojtje), Alimi (mesfushë), Bardhi (mesfushë), Churlinov (mesfushë), Elmas (mesfushë), Trajkovski (sulm), Miovski (sulm).

Në grupin tonë janë gjithashtu favoritët Belgjika, si dhe Uellsi dhe Kazakistani. Sipas njoftimit nga FFM, futbollistët e Maqedonisë do të dalin në fushë me fanellë të zezë, ku do të shkruhet “Koçani 16.3.2025”, për t’u nderuar viktimat e tragjedisë në disko “Puls” në Koçani.