MPB ka njoftuar se me 12.03.2025 në orën 08.00, nëpunës policorë nga NJPB Strugë e privuan nga liria XH.D.(71) nga f.Dellogozhdë, rrethina e Strugës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, ishin gjetur dhe sekuestruar pushkë gjahu „Bërno ЗХ 321“ të kalibrit 16 milimetërsh, plumba të kalibrit 8х57, fishekë gjahu të kalibrit 16 milimetërsh, sende të tjera dhe leje përkatëse.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij „hjundai“ me targa nacionale zvicërane, i cili ishte i parkuar në oborr, ishin gjetur dhe sekuestruar pushkë gjahu karabinë 8х57 „Cërvena Zastava“, fishekë gjahu të kalibrit 16 milimetërsh dhe plumba të kalibrit 8х57, i cili i ka mbajtur në mënyrë të paligjshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.