Të paktën 144 persona kanë vdekur në Myanmar, ka njoftuar rrjeti televiziv shtetëror i vendit.

Gjithashtu thuhet se 732 persona kanë mbetur të lënduar nga tërmeti dhe pasgoditjet e mëngjesit të sotëm.

Është shifra e parë zyrtare nga junta ushtarake e Myanmarit, pasi shefi ushtarak i vendit Min Aung Hlaing tha se do të ketë më shumë vdekje dhe viktima, shkruan skynews.

Ai tha: “Kam shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kam kërkuar ndihmë ndërkombëtare.

“Kam miratuar një kërkesë nga Qendra AHA [zyra humanitare e ASEAN], e cila do të dërgojë ndihma nesër dhe India gjithashtu do të dërgojë ndihmë.”

“Unë do të doja të bëja një ftesë të hapur për çdo organizatë dhe komb që dëshiron të vijë dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë brenda vendit tonë”, vazhdoi ai.