Me datë 28.03.2025 në ora 21:35 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Stefkovski” me një rrugë shërbimi në Shkup, automjeti i tipit “Volkswagen Vento” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.I. (24) nga f.Gërçec, Shkup, ka goditur këmbësorin T.N. (54) nga Shkupi. Në aksident T.N. ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Një ekip ekzaminues nga SPB Shkup ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.TS