Grabitje e armatosur si në filma në afërsi të Albi Mall, cak furgoni që bartë para, plagoset shoferi

Një mjet që po transportonte para tek “Albi Mall” ka qenë cak i një grabitje të armatosur sot në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:27 para qendrës tregtare, me ç’rast ka mbetur i plagosur shoferi i automjetit.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, katër persona të artamosur me armë të gjata dhe të maskuar e kanë sulmuar automjetin e kompanisë “Besa Security” që ishte duke transportuar para.
Gazeta online Reporteri.net, nga burime të veta brenda organeve të rendit merr vesh se personi i plagosur është transportuesi 42 vjeçar nga Vushtrria.
Ai ka marrë plagë në pjesën e shpinës me dy plumba.
Policia poashtu ka gjetur të djegur veturën që dyshohet se u përdor nga gabitësit, e tipit “Pick Up” i bardhë.