Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet ende në Prishtinë ku kaloi natën në selinë e Eulex-it. Gjatë ditës ai pritet të takojë disa prej familjarëve të tij.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raportoi se fillimisht kanë hyrë për ta takuar dy nga vëllezërit e ish-presidentit Thaçi dhe një familjar tjetër.

Gjatë ditës, ndarasi, pritet të takojë familjarë të tjerë, përfshi edhe djalin e tij, Endritin.

Thaçi pritet që të qëndrojë deri pasdite dhe më pas do të niset në Hagë.

Ai erdhi dje në Kosovë, kur fillimisht ishte tek varri i babait të tij dhe më pas në shtëpinë e tij në Burojë ku takoi ndarasi nënën, motrën dhe gruan e tij./tvklan.al